1.5 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Shkullaku: Lajmi është se do të kemi qeveri të opozitës

- Advertisement -

Opinonisti Armand Shkullaku, e ka komentuar exit-pollin e Klan Kosovës, ku VV-ja del e para me 38.2%, PDK-ja e dyta me 22.4%, LDK-ja e treta me 20.1% dhe AAK-ja e katërta me 7.6%.

Shkullaku tha se lajmi për të është se në Kosovë do të ketë qeveri të udhëhequr nga opozita e deri djeshme.

“Nga këto zgjedhje nuk shoh rezultat tjetër, pra Vetëvendosja kalon në opozitë. Po t’i krahasojmë me 2021-ën, mendoj që zgjedhjet kanë rënë në shtratin e tyre normal. Gjithë e kemi thënë se rezultati 12.7% i LDK-së nuk ka qenë normal”.

“PDK-ja është parti e dytë siç ka qenë, LDK e treta dhe pavarësisht se është një humbje për Vetëvendosjen për faktin se VV-ja nga 50% ka shkuar në 38%, ato vota kanë shkuar atje ku e kanë pasur origjinën”, tha Shkullaku, njofton Klankosova.tv.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit