26.7 C
New York
Sunday, June 29, 2025

Buy now

Shkullaku: Kurti po e forcon pozitën e tij negociuese

- Advertisement -
Analisti politik, Armand Shkullaku, ka thënë se takimi i thirrur sot nga Ambasada Amerikane në Prishtinë për Asociacionin, do të ishte e mundur të thirrej nga qeveria, nëse qevria do të ishte pro kësaj marrëveshje.

Sipas tij, qeveria është kundër krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, teksa shtoi se kryeministri i vendit, Albin Kurti, tani po e forcon pozitën e tij negociuese.

“Presioni ka ardhur duke u shtuar dhe është një moment tepër i vështirë për Kurtin, ndoshta më i vështiri që mund të ketë dhe në negociata, deri sa të mundësh, duhet të tregosh forcë”, është shprehur Shkullaku në Rubikon në Klan Kosova.

Të ngjashme

Të fundit