Analisti politik, Armand Shkullaku, ka thënë se aktualisht në Kosovë nuk është situata zgjedhore e vitit 2021.
Shkullaku tha se tubimet elektorale janë të rëndësishme për ta lexuar frymën, dhe sipas tij, kur një parti është në pushtet, njerëzit dalin ta përshëndesin, ndërsa në opozitë, fryma e njerëzve është ndryshe.
“Tubimet janë të rëndësishme edhe për ta lexuar frymën. Kur je parti në pushtet, njerëzit dalin të të përshëndesin dhe me dëshirën për të të parë prapë”.
“Kur je në opozitë dhe sfidon dikë që e ka pasur pushtetin e madh, fryma tek njerëzit ka qenë ndryshe”, tha Shkullaku në Rubikon në Klan Kosova.
Më tej, ai tha se fryma e ndryshimit nuk krahasohet me frymën e rikonfirmimit për mbështetjen e një partie politike.
“Në 2019 kanë mundur të jenë më tepër, por si logjikë politike qëndron. Ka pasur nevojë për ndryshim dhe fryma e ndryshimit nuk krahasohet me frymën e rikonfirmimit”, tha ai.