Opinionisti Armand Shkullaku ka komentuar rezultatet e Exit Poll-it të PIPOS në Klan Kosova.
Sipas tij, mesazhi që qytetarët ia dhanë Vetëvendosjes është se kjo parti duhet të bëjë koalicion me një tjetër subjekt politik për të krijuar qeverinë.
“Mesazhi që ka marrë Vetëvendosja edhe më 9 shkurt, edhe tani është që duhet me bë koalicion me një nga partitë tjera, që ka qenë tradita politike e Kosovës”, tha ai.
Këto rezultate, Shkullaku tha se ish-opozita duhet t’i marrë me entuziazëm.






