Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla ka shkulur mikrofonin në Kuvendin Komunal të Prishtinës, si shenjë “pakënaqësie” ndaj prezencës së dy asambleistëve të VV-së dhe votimin e disa projektligjeve në Kuvendin Komunal.
Leutrim Retkoceri – PDK tha se shkulja e mikrofonit nga ana e Sveçlës është një “situatë” që ka shkuar drejt tensionimit dhe është “sjellje e keqe”.
“Ajo që ka ndodhur sot në Kuvendin e kryeqytetit nuk ka arsyeje që mund të justifikoj një sjellje të tillë. Në momentin që po flasim, në Kuvend ka ardhur një situat e cila ka shkuar drejt tensionimit. Sjellje e keqe e Sveçlës. Po jemi adresuar edhe para gjashtë muajve kemi denoncuar një sjellje jo të mirë të LDK-së dhe Përparim Ramës, ku iu kanë ndalur fjalët kur ka ndërruar kryesuesi i kuvendit. Kuvendi është vendi i demokracisë, që ka rregulla dhe procedura, të cilat duhet respektuar nga të gjithë.Dhe qytetarët, përfaqësuesit e tyre i votojnë për të përfaqësuar interesin e qytetarëve, përmes argumenteve e fakteve në Kuvend. PDK-ja, dega në Prishtinë ka diskutuar edhe para një vit, dhe tema kyqe sot ishte shpërfaqja e sinjalizimit megaskandal i këmbimit të tokave në Badovc”, tha Retkoceri.
Retkoceri ka listuar disa nga veprimet që ka bërë PDK-ja në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
“Sa kemi qenë në pushtet, e kemi dorëzuar pushtetin por nuk kemi pranuar këmbimet e tilla që sot u sinjalizuan që janë të dëmshme dhe me tendenca korruptive, por edhe dëm të qytetarëve nuk kemi pranuar që ato të kalojnë. Konsistenca e PDK-së me ngjarjen që ka ndodh, shkëmbimi i pronave në Badoc dhe kandidati për kryetar ka qenë i pari që ka dal kundër ndërtimeve në Badoc”, vijoi ai.
Retkoceri theksoi se çështja e Badocit është një “super skandal” i Kuvendit komunal të kryeqytetit.