Talat Xhaferi edhe zyrtarisht është zgjedhur kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Zgjedhja e tij është bërë në seancën e sotme të Kuvendit të Maqedonisë, ku u votua për një qeveri teknike.
Xhaferi mori votat e 65 deptuetëve, abstenim ishin 0 vota, kundër 3 deputetë.
Zgjedhjen e tij e kundërshtuan nga VMRO-DPMNE, dhe opozita shqiptare.
Deputetë të opozitës në parlament, që nuk e votuan Talat Xhaferin për kryeministër janë:
Fadil Zendeli, Izet Mexhiti, Merita Koxhaxhiku, Kastriot Rexhepi, Afrim Gashi dhe Safije Sadiku Shahini.
Deri te zgjedhja erdhi pas një marrëveshje qysh kohë më parë ndërmjet BDI-së dhe LSDM-së.
Kryeministri në ardhje i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, gjatë seancës në Kuvend për formimin e qeverisë së re, ka treguar për prioritetet për 100 ditë të qeverisjes.
Ai ka thënë se respektimi i ligjit dhe përgatitja e zbatimi i sukseshëm i zgjedhjeve janë ndër parimet.
“Puna e qeverisë do të zbatohet në këto parime: respektimi i plotë i Kushtetutës dhe ligjeve të Maqedonisë së Veriut, përgatitja dhe zbatimi i suksesshëm i zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe presidenciale, të lira dhe konkurruese në përputhje me standardet më të larta të Bashkimit Evropian.” – ka thënë ai
Tutje ai ka thënë se do të mbajë lidhjet me BE, NATO e SHBA.
“Mbajtjen e shkallës së lartë të dialogut, transparencës dhe llogaridhënies. Mbajtja e avancimit të lidhjeve të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, aleancën e NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe zbatimin e plotë të parimeve dhe vendimeve të marrëveshjeve të rëndësishme për marrëdhëniet ndëretnike, kohezionin dhe stabilitetin e brendshëm dhe integrimin, e suksesshëm euroatlantik.” – ka thënë ai.
Xhaferi pritet të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë Veriore.
Ajo ka qenë në sferën e të pamendueshmës, me Xhaferin sot kryeministër, shënon një kapërcim historik dhe është mirëpritur anëegjerë shqiptarëve.
Talat Xhaferi, ish-Komandant i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ka dorëzuar në Kuvend emrat e kabinetit me të cilin do të udhëheqë vendin për 100 ditë ndërsa detyrë e tij do të jetë përgatitja e vendit për zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024.
Zgjedhja e Xhaferit kryeministër vjen si rrjedhojë e marrëveshjes paraprake mes Kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit, dhe LSDM-së, partisë më të madhe maqedonase, që tre muajshi i fundit i qeverisjes të jetë nën udhëheqësi t shqiptarëve.
Ahmeti qysh më 2020 ishte zotuar se një shqiptar në krye të ekzekzutivit maqedonas do të jetë punë e kryer, e që tashmë edhe u bë.
“Jo që besoj, por edhe do bëhet”, shprehej Ahmeti pa troh mëdyshje.
Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE nuk e ka votuar qeverinë por që ka qenë e pranishme në sallën e Kuvendit; ndonëse do të jenë pjesë e qeverisë teknike të cilët do të kenë Ministrinë e Brendshme si dhe të Punës dhe Politikës Sociale; ndërsa do të kenë edhe tre zëvendëskryeministra me kompetenca të posaçme.
Në postet e tjera ministrore, ndërkaq, nuk do të ketë ndryshe.
Kush është Talat Xhaferi?
RTSH, ka publikuar një bigografi të Xhaferit të cilën mund ta lexoni më poshtë.
Talat Xhaferi ka lindur më 15 prill 1962 në Gostivar, Republika e Maqedonisë së Veriut. Në vitin 1981, regjistrohet në Akademinë Ushtarake e Forcave Tokësore – drejtimi i këmbësorisë, dhe mësimin e ndjek në Beograd dhe në Sarajevë. Prej vitit 1996 deri në vitin 1998 u përkushtohet studimeve pas universitare me specializim në detyrat komanduese dhe të shtabit në Akademinë Ushtarake Shkup, ndërsa në vitin 2013, fiton titullin magjistër, pas mbrojtjes së suksesshme të tezës në Fakultetin Filozofik pranë Universitetit në Shkup.
Karrierën në forcat e armatosura e fillon në vitin 1985, fillimisht në Armatën Popullore të Jugosllavisë (APJ),Me pavarësimin e Maqedonisë, ai kthehet në vendlindje dhe inkuadrohet në Armatën e Maqedonisë, duke qenë oficer i lart dhe pas një periudhe zgjidhet komandant i njësiteve të këmbësorisë në kazermën e Tetovës.
Gjatë viteve të përfshirjes në politikë në radhët e BDI-së, duke u zgjedhur deputet, zëvendësministër i mbrojtjes në vitin 2008 dhe ministër i mbrojtjes në shkurt të 2013.
Në vitin 2016, për herën e pestë zgjidhet deputet në Kuvend, ndërsa në vitin 2017, zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Më 21 gusht 2020, pas mandatit të tij të gjashtë si deputet, përsëri e fiton besimin e shumicës të deputetëve të Kuvendit dhe zgjidhet Kryetar i dhomës ligjvënëse.