Shqiptarja Kler Çaku është shpallur kampione Europe në Kampionatin e Rapidit, në Slloveni. 13-vjeçarja i dhuroi Shqipërisë një titull si kampione.
Lajmi u bë i ditur nga Federata Shqiptare e Shahut, me Çakun që fitoi 7 duele dhe 3 barazime, duke i dhënë titullin në Slloveni për vajza deri në moshën 14-vjeçare.
Postimi i plotë:
SUKSES I MADH I SHAHUT SHQIPTAR!
Kjo fitore vjen, vetëm pak orë përpara ngjarjes së jashtëzakonshme, për sportin shqiptar. Ndërsa #Shqipëria, mbledh në #Durrës, yjet botërorë të shahut, Çaku i dhuron vendit të saj, një titull si #kampione.
Kler është gjithashtu, pjesëmarrëse ne Kupën Europiane të Klubeve 2023, me ekipin #Teuta. Një skaudër që premton garë të fortë, në kompeticionin më të madh sportiv europian, të vitit!