Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ka njoftuar se tri shkronjat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë vendosur në një kodrën që duket nga e gjithë Mitrovica me rrethinë.
Ai ka bërë me dije se ky është projekti më i veçantë komunal që është realizuar këtë vit.
Në profilin e tij në “Facbook”, Tahiri ka shkruar se përurimi i këtij projekti do të bëhet më 30 dhjetor, Ditën e Veteranëve të UÇK-së.
“Tashmë po merr formë edhe projekti më i veçantë i këtij viti. Shkronjat e arta të UÇK-së janë vendosur në kodrën që duket nga e gjithë Mitrovica dhe rrethina. Kanë mbetur edhe disa punë infrastrukturore, për të shndërruar këtë kodër në një prej pikave më atraktive në Mitrovicë. Më 30 dhjetor, në Ditën e Veteranëve të UÇK-së, do të bëhet përurimi i tri shkronjave më domethënëse për historinë e Kosovës”, ka shkruar Tahiri.