6.7 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Shkrimtarja J.K. Rowling mblodhi fonde fshehtas për të shpëtuar 100 gra afgane

- Advertisement -

J.K. Rowling, shkrimtarja e “Harry Potter”, mblodhi fshehurazi 1 milion dollarë në mënyrë që 100 gra afgane të mund të arratiseshin nga talebanët kur këta të fundit morën pushtetin në Afganistan.

Ajo siguroi paratë nga biznismeni dhe filantropisti Lord Michael Hinge, plus shuma të tjera të mëdha nga figura të tjera të shquara dhe donacione më të vogla nga publiku, raporton Daily Mail.

Pra, në një operacion të vërtetë për jetë a vdekje, avokatet femra dhe familjet e tyre duhej të fshiheshin në bodrume përpara se të kontrabandoheshin në aeroporte dhe të fluturonin drejt lirisë.

Bujaria e shkrimtares të “Harry Potter” për të shpëtuar njerëzit në vitin 2021 doli në dritë vetëm të enjten në një debat në Dhomën e Lordëve, kur baroneshës Helena Kennedy, i nevojiteshin para për të shpëtuar gratë avokate, kryesisht gjyqtare dhe familjet e tyre.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit