1.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Shkrimtari Salman Rushdie sulmohet teksa po mbante fjalim në New York

- Advertisement -

Salman Rushdie, shkrimtar, librat e të cilit çuan në kërcënime me vdekje nga Irani në vitet e 80-ta, u sulmua dhe u godit me thikë në qafë të premten nga një burrë  teksa autori po përgatitej për ligjeratë në New York.

Siç raporton AP, i dyshuari hipi në skenë dhe e goditi 10-15 herë grushte ose thikë shkrimtarin. Sipas mediumit, autori është shtyrë e më pas ka rënë përtokë, teksa burri është arrestuar.

Rushdie u dërgua me helikopter në spital, tha policia e shtetit. Gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet.

Ai u rrethua shpejt nga një grup i vogël njerëzish që i mbajtën këmbët lart, me sa duket për t’i dërguar më shumë gjak në gjoks.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit