Çmimi Nobel për Letërsi për vitin 2023 i është dhënë shkrimtarit norvegjez Jon Fosse për “dramat dhe prozën e tij novatore që i japin zë të pathënës”, njoftoi Akademia Suedeze në Stokholm të enjten.
Fosse, 64 vjeç, ka lindur në bregun perëndimor të Norvegjisë. Vepra e tij përbëhet nga rreth 40 drama, si dhe një mori romanesh, poezish, ese, libra për fëmijë dhe përkthime, raporton CNN.
Komiteti lavdëroi stilin e autorit, i cili është njohur si “minimalizmi fosse”.