Shkrimtari Adem Gashi, ka njoftuar se është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Përmes një publikimi në Facebook, Gashi bëri të ditur largimin e tij nga partia e Kurtit.
“Ditë e bukur sot për t’i thënë lamtumirë VV-së pas katër viteve. Adios”, shkroi ai.
Ndryshe këtë vit, Adem Gashi ka fituar Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”.