Profesori dhe ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Latifi, ka bërë një reagim pas bërjes publike të një shkrimi të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Bashës, ku pretendohet se financmi dhe armatosja e UÇK-së u bë përmes parave të trafikantëve të drogës.
Postimi i Latifit:
Kur KFOR-i i kishte mbledhur armët e UÇK-së gjatë procesit të demilitarizimit të saj, në verën e vitit 1999, zyrtarët e NATO-s kishin mbetur të habitur nga ajo që kishin parë: armatim i lehtë, në masë të madhe i amortizuar, 99 për qind i ardhur nga depot e ushtrisë shqiptare dhe një pjesë e madhe e tij prodhim i viteve të Luftës së Dytë Botërore. Vetë pushko-mitralozi im RPD-M43 ishte prodhim i viteve ’50 të shekullit të kaluar.
Pikërisht aty u kuptua se të gjitha supozimet për armatosje nga trafiqet ndërkombëtare të armëve e të drogës nuk ishin gjë tjetër veçse propagandë e Beogradit. Neve nuk na ka dhanë askush armë, përveç Shqipnisë nanë. Prandaj i mbuloftë marrja të gjithë ata që, me dashje ose pa dashje, kanë ndihmuar propagandën e Serbisë kundër luftës sonë çlirimtare.