24.8 C
New York
Friday, August 29, 2025

Buy now

“Shkrim i bërë nga UDB-ja” – Haliti: Punimi i Dimal Bashës denigron UÇK-në, është i barabartë me tradhti

- Advertisement -

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka reaguar pas publikimit të një punimi hulumtues nga kryeparlamentari Dimal Basha dhe bashkautorja maqedonase Jana Arsovska, ku ai përmendet lidhur me fondin “Vendlindja Thërret” dhe pretendime për lidhje me krimin e organizuar pas luftës.

Në Debat Plus, Haliti ka mohuar kategorikisht se ka qenë përgjegjës për fondin apo për logjistikën e UÇK-së.

Ish-deputeti gjithashtu u shpreh se raportimet që lidhen me UÇK-në dhe krimin e organizuar janë përpjekje për denigrim.

“Së pari për opinion dua të them që s’kam qenë shef i fondit Vendlindja thërret. Dhe s’kam qenë përgjegjës për atë fond…

Sa i përket krimit të organizuar, ka 30 vjet që kam dëgjuar e kanë shkruar gazetat se unë qëndroj në krye të krimit të organizuar, vrasje… dua të them pasluftës, fondi ka qenë problematik, se gjithmonë ku ka pare ka probleme. Dhe decentrazilimi i fondit, i përdorimit të fondit ka krijuar probleme të mëdha.  Fondi i decentralizuar, ka ndikuar që vende të caktuar që kanë menaxhuar fondet si grupe, kanë dërguar mjete në Kosovë… dhe kështu ka funksionuar. Unë përfaqësuar Kosovën në raporte ndërkombëtare dhe UÇK-në në Shqipëri, dhe kam qenë anëtar i shtabit qendror dhe shtabit të përgjithshëm. Asnjëherë me dije time, nëse dikush ka shkruar ose ka thënë është punë e tij, unë kurrë s’kam qenë shef i logjistikës. Kamë punuar e ndihmuar logjistikën nga funksioni im, në raport me shtetin dhe këto raporte që po flas…shumica e fondeve kanë kaluar në menaxhim qeverisë së përkohshme.

…Të gjithë artikujt e kësaj atyre kanë qenë që i ka bërë UDBA… Dimali mendoj përveç përgjigje për dezinformata të opinioni ndërkombëtar, përmes punimeve të tilla duhej të jepte llogari para organeve të drejtësisë në Kosovë. Sepse është përpjekur ta denigrojë përmes emrave UÇK-në. Duhet të dënohet. Është e barabartë me tradhti”, ka thënë Haliti në Debat Plus.

Të ngjashme

Të fundit