Më datën 16.06.2023 DKA ka lëshuar një dokument me nr. të protokollit 588/06 drejtuar drejtorëve në IEA-ve ku kërkon nga këta të fundit që të zbatojnë kriteret me rastin e ndarjes së orëve në shkollat përkatëse.
Dokumenti i lëshuar në emër të Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, të cilin e ka siguruar Gazeta Nacionale, duket se përmban probleme të shumëta. Aty nuk figuron askund emri i drejtoreshës së Drejtorisë Komunale të Arsimit znj.Albana Demiri, as i ndonjë zyrtari ligjor. Tutje ky dokument, nuk thirret në asnjë dispozitë ligjore, nen apo rregullore.
Në këtë dokument, të quajtur shkresë ndër të tjera thuhet: “Ndarja e orëve mësimore të bëhet duke u bazuar në përvojën e punës arsimore pa ndërprerje në atë shkollë. 2. Konsiderohet se ka themeluar marrëdhënie të rregullt juridike të punës në atë shkollë edhe nëse përgatitje e tij/saj asimore ka qenë 120-180 kredi në studimet themelore.
Shkresa:
Kundërshtime brenda VV-së
Këtë shkresë e ka kundërshtuar vet këshilltari Komunal i LVV-së në Gjilan, e ish Drejtori i Arsimit, Ismajl Kurteshi.
Në një letër të siguruar nga Gazeta Nacionale, e të cilën e konformoi z.Kurteshi, aty thueht se ky dokument është ilegal dhe duhet të tërhiqet menjëherë.
“Dokumenti jo valid i DKA-së në lidhje me ndarjen e orëve të mësimit
Të nderuar/a, jam i informuar se këto ditë DKA e ka dërguar nëpër shkolla një shkresë që ka të bëjë me ndarjen e orëve të mësimit në shkollat e Komunës së Gjilanit.
DKA e ka dërguar një propozim rregullore në seancën e Kuvendit Komunal në muajin mars. Propozim rregulloren nuk e ka aprovuar Kuvendi Komunal.
Në një situatë të tillë DKA duhet të punoj me rregulloren e vjetër, e cila është në fuqi.
Shkresa e DKA-së e dërguar nëpër shkolla është ilegale dhe si e tillë duhet të tërhiqet menjëherë.
Me respekt
Ismajl Kurteshi, këshilltar komunal. 20. 06. 2023.” – ka shkruar z. Kurteshi.” – ka shkruar Kurteshi.
I pyetur nga Gazeta Nacionale, z. Kurteshi ka thënë se është e vërtetë që ka kërkuar të tërhiqet menjëherë kjo shkrësë, pasi sipas tij është ilegale.
“Po, po është e vërtetë, Unë kam kërkuar që ky dokument të tërhiqet sepse është ilegal. Nuk është votu asnjë udhëzues administrativ për këtë çështje. Kjo punë duhet të rregullohet me rregulloren e vjetër derisa nuk ka një rregullore të re, e ky vendim të tërhiqet.”, ka thënë z.Kurteshi.
Nacionale ka kontaktuar edhe kryesuesen e komitetit për arsim në Gjilan, znj. Ardhmërie Jakupi-Muliu.
Znj. Jakupi ka konfirmuar se është në dijeni të një shkrese të tillë, por që sipas saj, rekomandimet e komitetit në lidhje me këtë dokument, do të publikohen pasi ta mbajnë një mblidhje e cila do të trajtoj pikërisht këtë pikë.
Nacionale gjithashtu ka provuar të kontaktoj Drejtoreshën e Arsimit në Gjilan, znj. Albana Demiri, por e njëjta deri në publikimin e këtij artikulli, nuk është përgjigjur.
Burimet i kanë thënë Nacionales se Drejtoresha e Arsimit, nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga kjo shkresë. Madje sipas burimeve, Komuna do të themeloj një komision mbikqyrës, për ta dërguar nëpër shkolla, për ta parë nëse po zbatohet kjo shkresë. Kjo shkresë ka shkaktuar shqetësim në komunitetin e mësimdhënësve, duke shkaktuar pasiguri për mënyrën e ndarjës së orëve. Nacionale do të vazhdojë t’i përcjellë zhvillimet në lidhje me këtë çështje përçka do të ju mbaj të informuar ditëve në vazhdim.