![Shkon në mbi 400 numri i të vdekurve pas sulmeve ndaj Izraelit Shkon në mbi 400 numri i të vdekurve pas sulmeve ndaj Izraelit](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/10/Raketat.jpeg)
Të paktën 232 palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza ka thënë ministria e Shëndetësisë së Palestinës.
Shifrat e fundit sugjerojnë se të paktën 1,610 njerëz janë plagosur në sulme, shkruan Sky News.
Izraeli nisi sulmin të cilin e quajti “Operacioni Shpata e Hekurt” në përgjigje të inkursionit të Hamasit.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite ka thënë se po godet objektivat në Gaza nga ajri.
Në anën tjetër, nga sulmet e Hamasit janë vrarë së paku 200 izraelitë, teksa janë plagosur mbi 1 mijë e 100 persona