Në aksionin që po zhvillohet të enjten në Ministrinë e Infrastrukturës, janë arrestuar katër zyrtarë të kësaj Ministrie.
Burime të “Betimit për Drejtësi“, bëjnë të ditur se të arrestuarit janë Sabit Muzaqi, Florije Selimi, Vjollca Kelmendi dhe Edila Gosalci.
Mësohet se arrestimi i tyre ndërlidhet me çështjen e licencimit të autoshkollave.