28.6 C
New York
Thursday, July 3, 2025

Buy now

Shkon në gjashtë numri i të vdekur nga temperaturat e larta në Evropë

- Advertisement -

Ka shkuar në gjashtë numri i të vdekur nga një zjarr i madh në Spasnjë dhe nga temperaturat e larta që po mbretërojnë në shumë vende të tjerë të Evropës.

Dy fermerë vdiqën kur u bllokuan nga flakët pranë qytetit Coscó në rajonin e Katalonjës në Spanjë. Autoritetet thanë se një punëtor ferme i kishte kërkuar ndihmë shefit të tij, por ata nuk mundën të shpëtonin ndërsa zjarri u përhap në një zonë të madhe.

Në Itali, dy burra vdiqën pasi u sëmurën në plazhet në ishullin e Sardenjës, dhe një burrë në të 80-at vdiq, pasi shkoi në një spital në Xhenova.

Një vajzë 10-vjeçare amerikane u rrëzua dhe vdiq ndërsa vizitonte Pallatin e Versajës në jugperëndim të Parisit, sipas raportimeve.

Sipas transmetuesit francez TF1, ajo u rrëzua në oborrin e pronës mbretërore, para prindërve të saj, rreth orës 18:00 sipas orës lokale të martën. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit të sigurisë së kështjellës dhe shërbimeve të emergjencës, ajo u shpall e vdekur një orë më vonë.

Ministrja franceze e tranzicionit ekologjik, Agnès Pannier-Runacher, tha më parë se dy vdekje të lidhura me nxehtësinë ishin regjistruar në Francë dhe se më shumë se 300 personave u ishte dhënë trajtim mjekësor në emergjernca.

Kontinenti evropian po përjeton temperatura jashtëzakonisht të larta, një fenomen që agjencia e klimës e OKB-së tha se po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë për shkak të “ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu”.

Si Spanja ashtu edhe Anglia patën qershorin e tyre më të nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve. Shërbimi meteorologjik i Spanjës, Aemet, tha se temperatura mesatare e muajit të kaluar prej 23.6C “i shkatërroi rekordet”, duke tejkaluar mesataren normale për korrikun dhe gushtin.

Dy burrat që vdiqën në zjarrin në Katalonjë u identifikuan më vonë si pronari fermer dhe një punëtor i moshës 32 dhe 45 vjeç.

Shërbimet e emergjencës thanë se zjarri ishte përhapur në një sipërfaqe deri në 6,500 hektarë.

Aemet parashikoi temperatura prej 41 gradë Celsius në qytetin jugor të Kordobës të mërkurën dhe tha se temperaturat gjatë natës ishin deri në 28 gradë Celsius në qytetin e afërt të Osunës natën e kaluar.

Franca ka regjistruar qershorin e dytë më të nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1900. Qershori i vitit 2023 ishte më i nxehtë.

Katër departamente në Francë mbetën në nivelin e kuq të alarmit për nxehtësinë të mërkurën, niveli më i lartë. Këto përfshijnë Aube, Cher, Loiret dhe Yonne, sipas Météo-France, shkruan BBC.

Të ngjashme

Të fundit