![Shkon në 133 numri i të vrarëve në sulmin masiv afër Moskës Shkon në 133 numri i të vrarëve në sulmin masiv afër Moskës](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2024/03/Foto-nga-vendi-i-ngjarjes-4.jpg)
Komiteti Hetues i Rusisë tha të shtunën se numri i të vrarëve nga sulmi masiv afër Moskës të premten në mbrëmje tashmë ka shkuar në 133.
Autoritetet ruse thanë të shtunën se i kishin arrestuar të gjithë katër sulmuesit e dyshuar për masakrën në një sallë koncertesh afër Moskës, ndërsa presidenti Vladimir Putin u zotua për t’i gjetur dhe ndëshkuar ata që qëndrojnë prapa sulmit, raporton agjencia “Reuters”.
Shërbimi rus i sigurisë, FSB, tha se sulmuesit kishin pasur kontakte në Ukrainë dhe u kapën afër kufirit, duke shtuar se ata po dërgoheshin në Moskë.
Në një adresim televiziv, Putini tha se ishin ndaluar 11 persona, përfshirë katër të armatosurit. “Ata u munduan të fshiheshin dhe të lëviznin drejt Ukrainës, ku, sipas të dhënave preliminare, një dritare ishte përgatitur për ta në anën ukrainase për ta kaluar kufirin shtetëror” – pretendoi presidenti rus.
As Putini, as FSB-ja nuk paraqitën publikisht ndonjë dëshmi të lidhjes me Ukrainën, me të cilën Rusia po zhvillon luftë tash e 25 muaj.