24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Shkon në 133 numri i të vrarëve në sulmin masiv afër Moskës

- Advertisement -

Komiteti Hetues i Rusisë tha të shtunën se numri i të vrarëve nga sulmi masiv afër Moskës të premten në mbrëmje tashmë ka shkuar në 133.

Autoritetet ruse thanë të shtunën se i kishin arrestuar të gjithë katër sulmuesit e dyshuar për masakrën në një sallë koncertesh afër Moskës, ndërsa presidenti Vladimir Putin u zotua për t’i gjetur dhe ndëshkuar ata që qëndrojnë prapa sulmit, raporton agjencia “Reuters”.

Shërbimi rus i sigurisë, FSB, tha se sulmuesit kishin pasur kontakte në Ukrainë dhe u kapën afër kufirit, duke shtuar se ata po dërgoheshin në Moskë.

Në një adresim televiziv, Putini tha se ishin ndaluar 11 persona, përfshirë katër të armatosurit. “Ata u munduan të fshiheshin dhe të lëviznin drejt Ukrainës, ku, sipas të dhënave preliminare, një dritare ishte përgatitur për ta në anën ukrainase për ta kaluar kufirin shtetëror” – pretendoi presidenti rus.

As Putini, as FSB-ja nuk paraqitën publikisht ndonjë dëshmi të lidhjes me Ukrainën, me të cilën Rusia po zhvillon luftë tash e 25 muaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit