6.1 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Shkon në 1 055 numri i të vrarëve në Gaza

- Advertisement -

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka thënë se 1.055 njerëz janë vrarë në Gaza që nga fillimi i sulmeve izraelite në Gaza të shtunën.

Përpos për të vrarët, kjo ministri raportoi edhe për mbi 5 mijë e 100 të lënduar, shkruan televizioni BBC.

Sipas një njoftimi të mëhershëm të Ministrisë së Shëndetësisë, gati 60 për qind e të lënduarve në Gaza janë gra dhe fëmijë.

Në anën tjetër, raportohet se punëtorët izraelitë ende janë duke larguar trupa të pajetë nga qyteti Sderot, katër ditë pas fillimit të sulmit të Hamasit.

Në internet janë publikuar disa fotografi të shkrepura afër një stacioni të shkatërruar policor, ku ishte zhvilluar një betejë me armë.

Deri më tani, raportohet se në Izrael janë vrarë mbi 1.200 njerëz, ndërsa më shumë se 2.700 të tjerë janë lënduar.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit