16.6 C
New York
Sunday, September 22, 2024

Buy now

Shkon mbi 4 mijë numri i veturave në veri të shndërruara në RKS

- Advertisement -

Ka shkuar mbi katër mijë numri i veturave në veri të Kosovës që targat i kanë shndërruar në RKS prej atyreve që lëshoheshin nga Ministria e Brendshme e Serbisë me denonimine të qyteteve të Kosovës si “KM, etj”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tashmë shifrat kanë shkuar mbi 4 mijë teksa është dhënë edhe afat shtesë prej 15 ditësh për shkak, të siç është thënë, “interesimit të madh” të qytetarëve në ato zona të banuara me shumicë serbe.

Ndërrimi masiv i targave në RKS erdhi pas pranimit të draft-Statutit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe nga palët që u ofrua në fund të tetorit nga pesë emisarët e QUINT-it, dhe gjerësisht u lexua si nisje në heshtje e përgatitjes së terrenit për jetësimin e atij dokumenti të Asociacionit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit