-8.5 C
New York
Monday, February 9, 2026

Buy now

Shkon Leci, vjen Munishi – ndryshime te Liria e Prizrenit

- Advertisement -

Liria e Prizrenit e ka nisur mjaftë keq sezonin pranveror duke u mposhtur thellë në shtëpi nga Trepça ’89 me rezultat 1-4.

Si pasojë e rezultateve negative, skuadra prizrenase ka bërë ndryshime të menjëhershme, duke e ndryshuar trajnerin.

Pra, Liria e ka shkarkuar Liridon Lecin, i cili u emërua në krye vetëm katër muaj më parë.

Leci gjatë kësaj periudhe drejtoi Lirinë në 11 ndeshje, ku mori 7 fitore, 3 barazim dhe 1 humbje, kjo e fundit.

Siç raporton “Gazeta Blic”, Liria nuk ka humbur kohë pasi e ka gjetur menjëherë edhe pasuesin, bëhet fjalë për trajnerin e njohur kosovar Ismet Munishi, i cili së fundmi ishte te Dukagjini i Klinës.

Dy palët kanë gjetur marrëveshje të plotë, kësisoj në ditët e ardhshme Munishi pritet të emërohet zyrtarisht në vendin e Lecit.

Liria e ka për synim inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar, megjithatë ka mbetur pak mbrapa – për t’u renditur në pozitën e gjashtë me 36 pikë, pesë më pak se lideri Vushtrria.

Kujtojmë, aktualisht kanë përfunduar 19 xhiro në Ligën e Parë, ndërsa kanë mbetur edhe 15 për t’u zhvilluar deri në fundin e kampionatit.

Të ngjashme

Të fundit