Shkon deri në 1.52 euro çmimi i naftës në Kosovë

- Advertisement -

Çmimi i derivateve në Kosovë ka shënuar rritje, ku në disa pika të karburanteve një litër naftë po shitet deri në 1.52 euro.

Çmimet e dizelit aktualisht sillen rreth 1.44 deri në 1.52 euro për litër, ndërsa benzina arrin deri rreth 1.28euro.

Lëvizjet e çmimeve lidhen kryesisht edhe me zhvillimet e fundit gjeopolitike dhe tensionet e luftës në Lindjen e Mesme të cilat reflektohen edhe në tregun kosovar, raporton  FrontOnline.

Në ditët e fundit është raportuar rritje e shpejtë e derivateve, me çmime që ndryshojnë nga njëra pikë karburanti në tjetrën.

“Front Online” ju sjell çmimet e derivateve në disa pompa të karburanteve në Kosovë.

 

Të ngjashme

Të fundit