0.2 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

“Shkon 300 euro nata e hotelit”, Donald Veshaj shpërthen për tragjedinë e Himarës: Mendoni vetëm për tokat

- Advertisement -

Aktori i njohur, Donald Veshaj ka reaguar lidhur me tragjedinë e Himarës, ku një 7-vjeçare mbeti e vdekur pasi u godit nga skafi me drejtues Arjan Tasen.

Përmes një video të postuar në Instagram, ai i ka bërë thirrje qeverisë të ndërtoi ngritjen e një sistemi për mjetet ujore.

Sipas Donaldit, askush nuk mendon për turizmin pasi të gjithë duan leje ndërtimi për tokat që të hapin hotele.

“Bëni një sistem molesh siç e ka gjithë bota. Sa e vështirë është ngritja e një sistemi. Për çfarë jeni aty? Nuk e kuptoj. Pse nuk kemi ne pushues? Pse nuk funksionon te ne turizmi? Sepse nuk e marrin rëndësinë këto gjëra, e marrin lejet e hoteleve ndërtimit ne jug, tokat. Kush do ta marrë këtë tokën këtu? Se shkon 300 euro nata e hotelit. Pse është Jugu bosh?”, thotë ndër të tjera aktori.

Kujtojmë që Donaldi është nga Vlora dhe gjatë periudhës që ka qendruar në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka folur herë pas here për bukuritë e Jugut, duke e konsideruar si perlën e Shqipërisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit