31.5 C
New York
Monday, August 11, 2025

Buy now

Shkollë pa pagesë për Haxhiun: Juristët Kica-Xhelili dhe Gruda e kthejnë në fakultet pas Aktgjykimit të Kushtetueses

- Advertisement -

Mungesë shqetësuese njohurish apo sulm për hir të sulmit: duhet të jetë njëra.

Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes, me CV juristeje, do të ketë ngritur shumë-e-vetullën në ajr të çdo konstitucionalisti – e madje edhe studenti – kur, para një kallabllak gazetarëve tha se Gjykata Kushtetuese “rishkroi Kushtetutën” me Aktgjykimin që ia ndaloi Kryesuesit të Seancës Konstitutive, dorëz-në-dorë të Vetëvendosjes, Avni Deharit, ta bënte Kuvendin e Kosovës ‘hostigj’ me një të ashtuquajtur komision për votim të fshehtë që thjesht s’kalonte, s’kish vota dhe s’hiqej: e me të cilin për plot 46 herë, çdo dy ditë, kundër çdo logjike mentale e juridike, ai e niste-mbyllte këtë tregim: ka kuorum, s’ka kuorum – mbyllet seanca. Krejt ky absurd parlamentar, mori fund me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Por, ky absurd është ‘në rregull’ sipas Albulena Haxhiut e supozuar për juriste. Nuk guxon, tha ajo, Gjykata Kushtetuese të del përtej rreptësisë dhe fjalëpërfjalshmërisë (vetëm asaj që është shkruar). Por, çka thonë juristët që ‘e dinë’ si vepron Gjykata Kushtetuese këtu e gjetkë?

Haxhiu vetë e ka për-qejfi t’i referohet Komisionit të Venecias: e saktësisht ky institucion autoritet parasheh që Gjykata Kushtetuese jo vetëm që e bëjnë, por edhe duhet – kur e kërkon rasti – të shkojnë përtej asaj që është literale – por, lakonike, e shkurtër – sepse përndryshe arrihet ‘fare pak’. Por, pse s’e di Haxhiu?

Për Doarsa Kica-Xhelilin, Nënkryetare e LDK-së, pyetja e parë që shtrohet është a i di Albulena Haxhiut – e supozuar juriste – cilat janë llojet e interpretimeve kushtetuese “meqë mësohen në fakultet juridik”.

Kica-Xhelili i referohet mënyrave, metodologjive apo teorive të etabluara mbi të cilat kryhen interpretimet kushtetuese: “Interpretimi strikt, kur norma është shumë e qartë…(interpretimi) sistematik kur norma analizohet në koherence me normat e tjera në Kushtetutë, pra jo si e vetme, e izoluar…pastaj (intepretimi) teleologjik, kur norma interpretohet në frymë të parimeve kushtetuese, qëllimit, funksionalitetit demokratik. Ose edhe, që përdoret rrallë, shkaku i rrezikut për keqpërdorim, (intepretimin) evolucionar – kur Gjykatat interpretojnë normën në frymën e kontekstit të ri shoqëror meqë normat nuk i mbijetojnë kohës, i.e dinamikat e reja…”.

Eh, krejt këto thuhen edhe në opinione të Komisionit të Venecias – na referoi ajo.

Ta zëmë këtë pjesë të Raportit të Përgjithshëm të Kongresit të 14-të të Konferencës së Gjykata Kushtetuese Evropiane mbi Problemet e Omisioneve Legjislative në Jurispdrudencën Kushtetuese:

“Metoda të ndryshme të mirënjohura të interpretimit ligjor aplikohen në kontrollin kushtetues: gramatik, sistemik, krahasior, historik, teleologjik (etj.). Vetëm përmes përdorimit të të gjithë instrumenteve të teknikave ligjore është e mundshme të shpalohet përmbajtja dhe kuptimi i rregullacioneve ligjore të konsoliduara në akte ligjore, për të nxjerrë veçantitë e përmbajtjeve të tilla. Nëse aplikohet thjesht metoda gramatikore e interpretimit ligjor, Gjykata do të nxirrte veç ‘çështje sipërfaqësore’: nuk do të mund të interpretonte përmbajtje e për-brendshme të ligjit. Prandaj, nxjerrja (zbulimi) i përmbajtjes së ligjit përmes aplikimit të metodave të shumta (kombinimet e tyre) të interpretimit duhet të jetë puna e përditshme e Gjykata Kushtetuese dhe në asnjë mënyrë një përjashtim”.

Përparim Gruda, deputet dhe jurist i Partisë Demokratike të Kosovës, shterroi logjikën e sulmeve – dhe, të supozuarave argumente – të Vetëvnedosjes ndaj Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Krejt kjo me atë se “pse tri herë?” lejohet kandidatura e njëjtë për Kryetar të Kuvendit pas dështimit për 54 herë të Albulena Haxhiut.

“Interpretimi i Kushtetutës nuk është thjesht lexim i asaj që shkruan aty, por një aktivitet që ka për qëllim parësor të mbushë boshllëqet që ekzistojnë në të. Këto boshllëqe nuk ekzistojnë vetëm sepse hartuesit e Kushtetutës nuk i kanë parashikuar, por edhe sepse është e pamundur që çdo normë kushtetuese të parashikojë të gjitha dinamikat dhe ndryshimet shoqërore e politike”.

“Një nga metodat që përdoret për interpretimin kushtetues është metoda e analogjisë, e cila shfrytëzohet kur ka paqartësi ose boshllëqe në normat kushtetuese. Kjo vlen edhe për Kushtetutën e Kosovës, e cila nuk përcakton qartë sa herë mund të votohet në Kuvend për të njëjtin kandidat për kryetar. Për këtë arsye, Gjykata Kushtetuese ka vendosur numrin “tri herë”, duke u bazuar në dy analogji kryesore: 1. Analogjia e parë: Kushtetuta e Kosovës parashikon tre raunde votimi për zgjedhjen e Presidentit. 2. Analogjia e dytë: Praktika e kushtetutave të shumë vendeve evropiane, të cilat parashikojnë kufizime të ngjashme në raste të këtilla”, shkroi Gruda.

“Pra, numri tre nuk është zgjedhur rastësisht, por mbi baza logjike dhe krahasimore të pranuara në doktrinën kushtetuese”, përfundoi ai. /Nacionale/

Të ngjashme

Të fundit