7.1 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Shkolla politike e VV-së, Dejona Mihali u ligjëron aktivistëve për socialdemokracinë

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon me takimet e shkollës politike, që e organizon pothuajse secilin vit.

Në postimin e fundit, LVV-ja ka njoftuar se është mbajtur ligjërata e nivelit teorik dhe politiko-organizativ në kuadër të kësaj shkolle në disa qytete të Kosovës, përfshirë në Prishtinë.

VV-ja ka treguar edhe emrat e ligjëruesve, ndërsa në sy bie emri i Dejona Mihalit, koordinatorës së Komiteteve në LVV. Sipas njoftimit, ajo bashkë me aktivistin nga Shqipëria, Arbër Zaimi, kanë ligjëruar për organizimin politiko-organizativ.

Më saktë, këta dy aktivistë të VV-së nga Shqipëria kanë ligjëruar për socialdemokracinë.

“Ndërsa në nivelin politiko-organizativ u mbajtën ligjëratat mbi “Socialdemokracinë – historiku i konceptit dhe pse për Lëvizjen” nga anëtari i Kryesisë Arbër Zaimi dhe Kordinatorja e Komiteteve Dejona Mihali.

Në to u diskutua për konceptet themelore dhe idealin socialdemokrat mbi lirinë, barazinë dhe solidaritetin.” – thuhet në njoftimin e VV-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit