Një person është gjetur pa shenja jete në një pyll në fshatin Symizë të Maliqit.
Sipas Top Channel, viktima kishte shkuar për të prerë dru, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti pasi nuk janë konstatuar shenja dhune në trup.
Viktima ndodhet në morgun e spitalit të Korçës për mbikëqyrjen mjeko ligjore që do të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes.