5.6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Shkodra: Serbia synon që me rastin e Hajrizit ta dëmtojë Kosovën në rrafshin ndërkombëtar

- Advertisement -

Selam Shkodra, ekspert i sigurisë dhe ish-ministër i Punëve të Brendshme, ka thënë se Serbia, do të mundohet ta mbajë së më gjatë trupit e Faton Hajrizit për ta shfrytëzuar në rrafshin politik.

Ai ka thënë se ky rast i duhet Serbisë për ta shfrytëzuar para bashkësisë ndërkombëtare për të thënë se edhe Kosova ka kryer sulme terroriste.

“Sa i përket rastit të fundit, Serbia do të tentojë që ta mbajë sa më gjatë trupin e të ndierit me të vetmin qëllim për të manipuluar, taktizuar, për ta shfrytëzuar në rrafshin politik. Kjo i duhet Serbisë, një levë për ta shfrytëzuar para bashkësisë ndërkombëtare që ta qes në rrafshin se dhe Kosova ka pasë njerëz që kanë kryer akte ‘terroriste siç po thonë ata’ dhe i referohen edhe të kaluarës, relacionet që ka pas i ndieri edhe me figurat e UÇK-së. Epilogu i fundit i tyre synohet të jetë që ta dëmtojnë Kosovën në rrafshin ndërkombëtar”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Ai për deklaratën e kryeministrit Kurti se për këtë rast duhet të ketë hetim ndërkombëtarë, ka thënë se së pari duhet të ketë lëvizje nga institucionet e Kosovës, pra të bëjë kërkesë për këtë gjë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit