21.4 C
New York
Friday, August 8, 2025

Buy now

Shkodra: Ka njerëz që punën e parë e kanë deputet ose ministër, prandaj bëhen servilë

- Advertisement -

Servilizmin ndaj pushteteve, sipas opinionistes Magbule Shkodra vjen si pasojë e mos përgatitjes intelektuale të një pjesë të madhe të zyrtarëve që janë të përfshirë në politikë.

Në Rubikon të Klan Kosova, ajo madje tha se ka deputetë e ministra për të cilët kjo është puna e parë që e kanë, pa përvoja paraprake.

“Sa njerëz ne i kemi në politikë që bash asnjë zanat nuk e kanë përveç atë në politikë. Sepse sikur ta kishin të paktën vetëm një profesion që kur e len politikën kthehesh në profesionin tënd, dhe e ke mundësinë të kthehesh. Ka njerëz që punën e parë e kanë deputet ose ministër ose kryeministër”.

“Dhe në anën tjetër kur e sheh se si servilizohen, dikush mund edhe ta ketë këtë vet, por një vend që nuk të ofron kurrfarë mundësie edhe ti të vetmen mundësi për t’u punësuar e për të bërë diçka me jetën tënde e ke partinë që të shtynë dhe në anën tjetër për t’u servilizuar”, tha Shkodra.

Të ngjashme

Të fundit