-0.7 C
New York
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

Shkodra: E çuditshme deklarata e Hill për sulmin në “Ibër-Lepenc”

- Advertisement -

Analisti politik, Selman Shkodra e ka quajtur të çuditshme deklaratën e ambasadorit amerikan në Serbi Christopher Hill, se për sulmin në “Ibër-Lepenc” nuk ka prova deri më tash që fajësojnë Serbinë.

Për të është e çuditshme se si Hill u deklarua ashtu, pa pasur ndonjë raport nga Byroja Federale amerikane që është përfshirë në hetime.

“Për çudi, për dallim nga Hovenier që tha se ambasadorët nuk është mirë të komentojnë hetimet, Hill tha se deri më tani nuk ka asnjë provë e cila çon në drejtim të Serbisë që ka mund të ketë organizuar ose kryes sulm,in në “Ibër-Lepenc”. Është pak e çuditshme, sepse edhe vet Byroja Federale nuk besoj që ka nxjerrë përfundime deri më tash”, ka thënë Shkodra në Tëvë1.

Ai ka vlerësuar se deklarata e ambasadorit Hill ishin të një anshme kur foli edhe për dialogun.

“Deklarata ishin bukur të njëanshme sepse në atë intervistë Hill tha se Serbinë nuk mund ta fajësojë askush për mossuksesin në dialog, gjë që nuk është e vërtetë sepse Serbia është fajtore për moszbatimin e marrëveshjeve”, ka thënë Shkodra.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit