-5.7 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

Shkodra: Deputetët e VV-së u votuan në krah të Albin Kurtit

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën me votat e secilit kandidat nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Analistja Magbule Shkodra ka komentuar këtë rezultat, duke theksuar se shumica e kandidatëve të VV-së nuk do të bëheshin deputetë pa mbështetjen që ka Albin Kurti.

“Nëse Albin Kurti nuk do të ishte numri 1 në listë, asnjëri nga të tjerët nuk do të bëhej deputet. Kudo që të shkonin ata, në parti të tjera ose duke krijuar një subjekt të ri, nuk do të merrnin mjaftueshëm vota për të siguruar një vend në Kuvend. Është vota për Albinin ajo që i ka mbajtur në lojë”, tha Shkodra në studion e “Ora 7” në Klan Kosova.

Shkodra përmendi edhe Donika Gërvallën dhe Mimoza Kusari-Lilën, duke thënë se votat e tyre vijnë si rezultat i mbështetjes për Kurtin dhe jo si meritë e punës së tyre.

“Donika Gërvalla nuk ka dëshmuar me punë se e meriton votën. Po ashtu, Mimoza Kusari-Lila, e cila duhej të ndëshkohej për aferën me Milan Radoiçiq, është përfituese e votave vetëm sepse Albin Kurti është aty”,  shtoi ajo, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit