Selam Shkodra, ekspert i sigurisë, ka vlerësuar se ambasadorët e vendeve të QUNIT-it nuk kanë arritur të arsyetojnë qëndrimin kundër hapjes së Urës së Ibrit.
Sipas tij, përveç frazave politike kundër hapjes nuk ka pasur ndonjë argument.
“Ambasadorët nuk arritën për pikëpamjen time me arsyetua përveç frazave politike, pse s’duhet të hapet ura”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.
Shkodra ka thënë se mekanizmat e sigurisë së Kosovës marrin vendime për disa çështje të caktuara e në vende të caktuara dhe sipas tij, ura duhet të hapet.
“Mekanizmat e sigurisë së Kosovës (Policia e Kosovës, Agjencia e Kosovë për Inteligjencë dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare), këto janë ato që e vlerësojnë situatën e sigurisë për një situatë të caktuar, çështje të cakuar, në një lokacion të caktuar dhe një rrethanë të caktuar. Janë përgjegjëse direkte për sigurinë brenda kufijve të Kosovës. Mendoj se pas një analize që është bë për shkak të ndryshmit të gjendjes faktike në teren viteve të fundit, ku ato banda famëkeqe s’janë më me autoritet apo puhasje janë të shpërbëra në pjesën veriore… besoj që ura duhet të hapet”, ka thënë Shkodra.