21.6 C
New York
Tuesday, August 12, 2025

Buy now

“Shko rregullohu, jo si varr”, Iliriana Sadriu i kthehet ndjekëses

- Advertisement -

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Iliriana Sadriu, është bërë sërish pjesë e vëmendjes në rrjetet sociale pas një përplasjeje virtuale me një ndjekëse.

Në një koment të drejtuar asaj, ndjekësja ka përdorur tone tejet ofenduese, duke i shkruar: “Shko lyeju oj qyqe diku, mos ia prish dasmën njerëzve, shko rregullohu jo si varr”.

Pavarësisht gjuhës së rëndë, Iliriana nuk e la pa përgjigje, por zgjodhi një qasje ironike.

Foto: Screenshot/Instagram

“Kjo e paska hapur Instagramin veç me ma shkru një mesazh loçka ime”, ka replikuar ajo, duke shoqëruar reagimin me një nuancë tallëse.

Kjo nuk është hera e parë që ish-banorja përballet me reagime të ashpra online, por ajo duket se i kthen gjithmonë me humor dhe ironi.

E njëjta së bashku me partnerin e saj, Adrin, janë shumë të angazhuar me mbrëmje e koncerte.

Dyshja u bënë të njohur gjithashtu me paraqitjen e tyre në edicionin e dytë të Big Brother Kosova. 

 

 

Të ngjashme

Të fundit