Kompania më e madhe turistike në Kosovë, Sharr Travel, ka njoftuar një ulje të ndjeshme të çmimeve për udhëtimet drejt qytetit bregdetar të Sarandës.
Deri sa temperaturat po ngritën, çmimet në Sharr Travel po zbriten.
Nga tani, udhëtarët do të mund të përfitojnë nga një çmim prej vetëm 25 euro për bileta vajtje-ardhje në relacionin Prishtinë–Sarandë–Prishtinë.
Oferta vlen për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të kalojnë disa ditë pushimi në bregdetin shqiptar, në një nga qytetet më të preferuara për verën.
Linjat e transportit janë të rregullta dhe operohen me autobusë komodë, duke ofruar një udhëtim të sigurt dhe të rehatshëm për klientët.
Nga Sharr Travel bëjnë të ditur se kjo ofertë është pjesë e angazhimit të kompanisë për të ofruar pushime të përballueshme për qytetarët, në një kohë kur kërkesa për udhëtime drejt bregdetit është në rritje.
“Të udhëtosh drejt Sarandës me vetëm 25 euro vajtje-ardhje është mundësi ideale për të gjithë ata që duan detin, por edhe çmime të arsyeshme,” thuhet në njoftimin e kompanisë.
Për rezervime, qytetarët mund të kontaktojnë direkt zyrat e Sharr Travel në Prishtinë apo të përdorin platformat online të kompanisë.