Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Gjatë patrullimit në perimterin e jashtëm janë hasur sende të dyshimta, ku u gjetën 7 telefona, 1 ekran i iPhone 7, 6 adaptera, 1 palë kufje dhe substancë e dyshuar narkotike.
“Lidhur me rastin, është themeluar një Komision Hetimor i brendshëm, dhe Policia është njoftuar për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
SHKK parandalon futjen e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës
Sot, në Qendrën Korrektuese të Dubravës, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda institucionit.
Gjatë patrullimit të perimetrit të jashtëm dhe zonave përreth, janë hasur sende të dyshimta. Pas kontrollit të detajuar, u gjet një qese e mbyllur, brenda së cilës, në një pako qumështi, ishin fshehur 7 telefona, 1 ekran i iPhone 7, 6 adaptera, 1 palë kufje dhe substancë e dyshuar narkotike.
Lidhur me rastin, është themeluar një Komision Hetimor i brendshëm, dhe Policia është njoftuar për veprime të mëtejshme.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe do të vazhdojë të marrë masa të forta për të garantuar rendin dhe sigurinë.