19 C
New York
Wednesday, June 18, 2025

Buy now

Shkëputet Kontrata në projektin “Zgjerimi i rrugës nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë”

- Advertisement -

Sot është bërë shkëputja e Kontratës me kontraktorin “Pevlaku & Patishta”, i cili ishte angazhuar në projektin “Zgjerimi i rrugës nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë”.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësministri i ministrisë së Mjedisit, Planifikimit hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

“Shkëputja e kontratës është bërë bazuar në raportin e Auditorit, me ç’ rast punëdhënësi, përkitazi autoriteti kontraktues (MMPHI) dhe financuesit – bankat ndërkombëtare (SFD dhe OFID) pas shumë tentativave dhe takimeve me Kontraktorin për të gjetur zgjidhje dhe të tejkalojnë sfidat me të cilat përballeshin, Kontraktori “Pevlaku & Patishta”, nuk ka përmbushur obligimet/angazhimet e tij të përcaktuara në Minutat e Takimit, klauzola që kishin rënë dakord dhe nënshkruar më 23 Nëntor 2021, nenet e “Aneks Marrëveshjes së Kontratës” me numër MI. 10598, të nënshkruar më 23 dhjetor 2021, si dhe legalizimin e nën-kontraktorit ilegal të angazhuar që nuk lejohet sipas kontratave ndërkombëtare që janë të bazuara në FIDIC”, ka shkruar Durmishi në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit