26.1 C
New York
Wednesday, August 6, 2025

Buy now

Shkëndija mposhtet minimalisht nga Qarabagu, por nuk i humb shpresat

- Advertisement -

Shkëndija sonte i bëri konak kampionit të Azerbajxhanit, Qarabagut.

Në ndeshjen e luajtur në Shkup, kampioni shqiptar i Maqedonisë së Veriut u mposht 1-0 nga mysafirët azerë.

Bayramov ishte ai që shënoi nga penalltia në minutën e 18-të, për t’i dhënë fitoren ekipit të tij në ndeshjen e luajtur në kuadër të rrethit të tretë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Ndeshjen e ardhshme, Shkëndija e luan si mysafire, një javë më vonë.

Deri më tani, skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut e ka eliminuar TNS-në dhe FCSB-në.

Të ngjashme

Të fundit