11.9 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Shkëndija fiton minimalisht, Shkupi mposhtet në Çair nga Besa

- Advertisement -

Java e 23-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut ka sjellë rezultate befasuese, duke paralajmëruar një fazë të tretë dhe vendimtare me plot rivalitet.

Një nga rezultatet më të bujshme u regjistrua në stadiumin e Çairit, ku Besa shënoi një fitore dramatike 3-2 kundër Shkupit, në një ndeshje që pati gjithçka. Mysafirët kaluan në epërsi me golin e Shefitit dhe autogolin e Llazarovit, ndërsa Stojanovski vulosi triumfin me një supergol nga gjysma e fushës në pjesën e dytë. Për Shkupin shënuan Asani nga penalltia dhe Avornyo, por këto nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.

KF Besa Doberdoll

Shkëndija fiton minimalisht ndaj Pelisterit

Shkëndija mori tri pikë të rëndësishme në duel me Pelisterin, falë golit të Besart Ibraimit në pjesën e dytë. Kjo fitore e konsolidon skuadrën tetovare në garën për kreun e tabelës.

Struga triumfon në derbin lokal

Në një ndeshje të luftuar deri në minutat e fundit, Struga arriti të mposhtë Voska Sportin me rezultat minimal 1-0. Golin e fitores e shënoi Maleski dy minuta para fundit të kohës së rregullt, duke i dhënë skuadrës kampione një fitore me vlerë, ndwrsa nga ana tjetër Voska mbetet e ngujuar në fund me Besën dhe Tikveshin.

FC Struga

Gostivari zhgënjen sërish

Gostivari nuk arriti të gjejë rrugën e fitores, duke barazuar 2-2 me AP Brerën. Kalanoski shënoi i pari për vendasit, por mysafirët përmbysën rezultatin me golat e Vellkovit dhe Gjorgievskit. Drama vazhdoi deri në fund, kur Oguzhan, pas një penalltie të humbur, arriti të shënojë në minutat e fundit, duke shpëtuar një pikë për ekipin vendas.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit