NNjë mbrëmje elektrizuese evropiane ka parë dy klubet shqiptare Shkëndija dhe Drita të afrohen drejt një kualifikimi historik në kompeticionet e UEFA-s, ndërsa Dinamo është përballur me një humbje të rëndë në Poloni.
Në një atmosferë të zjarrtë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drita e Gjilanit ka bërë një hap të madh drejt fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, duke mposhtur me rezultatin 2–1 skuadrën Differdange të Luksemburgut në ndeshjen e parë të fazës “play-off”.
Skuadra gjilanase e nisi ndeshjen në mënyrë agresive, me disa raste të pastra nga Albert Dabiqaj dhe Arb Manaj, por goli i epërsisë erdhi në minutën e 30-të, kur pikërisht Dabiqaj finalizoi bukur për 1–0.
Në pjesën e dytë, mysafirët arritën të barazonin përmes Andreas Buch në minutën e 65-të, por Drita reagoi menjëherë. Në minutën e 80-të, Besnik Krasniqi u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke i rikthyer epërsinë bardhekaltërve.
Ndeshja u mbyll me tensione, pasi në kohën shtesë, pas ndërhyrjes së VAR-it, Boris Mfoumou i Differdange u përjashtua me karton të kuq për një faull të ashpër.
Drita tani udhëton drejt Luksemburgut me një avantazh të vlefshëm dhe ëndrrën e madhe për të debutuar në fazën e grupeve të një kompeticioni evropian.
Shkëndija përmbys Ludogorets dhe afron ëndrrën europiane
Shkëndija dhe Drita pranë historisë, Dinamo
Në një tjetër rezultat befasues, Shkëndija e Tetovës ka triumfuar në ndeshjen e luajtur në Shkup ndaj Ludogorets me një fitore të madhe 2–1 në përballjen e parë të fazës play-off të Ligës së Europës.
Pavarësisht se bullgarët kaluan të parët në epërsi, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Jeton Beqiri nuk u dorëzuan. Latifi shënoi një supergol për të barazuar shifrat në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, veterani Ibraimi realizoi golin e fitores, duke përmbysur gjithçka dhe rritur shpresat për një kualifikim historik në grupet e Europa League, pasi skuadra tetovare më herët ka siguruar grupet e Conference League.
Dinamo shkërmoqet në Poloni, pëson humbje 3–0 ndaj Jagiellonias
Shkëndija dhe Drita pranë historisë, Dinamo
Ndërkohë, Dinamo nuk ia doli të përballonte presionin në Poloni, duke pësuar një humbje të thellë 3–0 ndaj Jagiellonias në sfidën e parë të play-off-it në Ligën e Konferencës.
Trajneri Ilir Daja kishte punë për të bërë gjatë javës pas kualifikimit përballë Hajduk Split, pasi fillimisht i është dashur që të gjejë një zëvendësues për Zabërgjën e larguar drejt Ukrainës.
Më pas, atij i është dashur të zgjidhë si gjithmonë problemet në qendër të mbrojtjes, me improvizimin e dyshes Aliji-Meksi, që duket se ka rezultuar fatal, pasi Jagellonia triumfoi me rezultatin e pastër 3-0.
Golat për polakët u shënuan nga Imaz (12’), Palulu (34’) dhe Wojtuszek (50’), duke lënë Dinamon me një mal për të ngjitur në ndeshjen e kthimit në Tiranë.
