11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Shkencëtari nga Deçani sjell një vizion të ri shkencor në fizikë

- Advertisement -

Shkencëtari nga Deçani, me punë dhe banim në Francë, ka botuar dje librin shkencor “Mikrobota, më ndryshe: një strukturë shumë më ndryshe e atomit”.

Sipas redaktorit të librit, Hajdin Abazi, me këtë libër Krasniqi ka sjellë një vizion të ri shkencor në fizikë.

“Të marrësh në duar një libër si ky është një rast tepër i rrallë, thuaja si përjashtim. Sepse ke një narracion krejt ndryshe shkencor, që nuk haset askund tjetër. Vrushkujt e njëpasnjëshëm të ideve shfaqen sikur të ishte fjala për një magji. Janë ide krejt të reja, të padëgjuara më parë nga asnjë shkencëtar. Te këto ide që, në fakt, janë fenomene në mikrobotën e cila shpërfaqet me tjetër pamje metafizika, gjithsesi të panjohur. Kjo është forca që e bën pikëpamjen shkencore të Naim Krasniqit të jetë, thënë më së buti, provokuese, sepse hap një perspektivë dhe horizont tërësisht të ri”, ka shkruar Abazi për librin “Mikrobota, më ndryshe: një strukturë shumë më ndryshe e atomit”.

Librin e ka botuar shtëpia botuese Armagedoni dhe nga e hëna mund ta gjeni nëpër libraritë e Prishtinës, kurse nga fundi i javës tjetër, edhe në libraritë e qyteteve të Kosovës dhe në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit