Shkencëtarët kanë zhvilluar një mënyrë të re të trajtimit të dhimbjes duke ‘heshtur’ me sukses qelizat e trurit që interpretojnë siklet.
Ekspozimi i minjve në temperatura të pakëndshme aktivizon një zonë të trurit të tyre të njohur si amygdala, e cila përpunon emocionet.
Kur qelizat në amygdalas të brejtësve u bllokuan, kafshët ende prodhonin sinjale të dhimbjes, por ato nuk u interpretuan nga truri i tyre.
Kjo bëri që brejtësit të largohen nga burimi i dhimbjes, por nuk treguan shenja të shqetësimit.
Për të analizuar se si truri interpreton dhimbjen, studiuesit modifikuan gjenetikisht qelizat në amigdalën e minjve që të bëheshin fluoreshente kur ishin aktive. Ata gjetën këto qeliza u ndriçuarn kur minjtë ishin të ekspozuar ndaj nxehtësisë ose ngacmimeve në lëkurë.
Për të heshtur këto qeliza, shkencëtarët i modifikuan gjenetikisht për të shprehur receptorë ndaj një medikamenti të paidentifikuar që e ulë aktivitetin e tyre.
Qarqet e trurit për dhimbje kanë tendencë të jenë të ngjashme midis specieve, dhe këto mekanizma mund të funksionojnë njëjtë edhe tek njerëzit.