0.3 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Shkëmbimi tregtar: Bllokada me Serbinë favorizon Shqipërinë (Video)

- Advertisement -

Kosova e Shqipëria u afruan edhe më shumë mes veti këtë vit.

Shkëmbimi tregtar mes dy vendeve u rrit në periudhën janar-shtator të këtij viti krahasuar me vitin e shkuar.

Sipas të dhënave nga Banka Qendrore, 55.9 milionë euro më shumë u importuan nga Shqipëria në territorin kosovar.

Për hapjen e tregut me rajonin, loboi edhe Dhoma e Tregtisë e Industrisë veçmas muajve të fundit, pas bllokadës së mallrave serbe nga Qeveria e Kosovës.

Gjatë kësaj periudhe u rrit edhe eksporti për 5 milionë, por operatorët po hasin edhe në barriera.

Pengesat i kanë identifikuar edhe ekonomistët, që rekomandojnë lehtësime për kompanitë. Thellimi i bashkëpunimit përfshin furnizimin me lëndët e para për sektorë të caktuar,

Trendi i rritjes së qarkullimit mes Prishtinës e Tiranës, pritet të rritet deri në fundvit e të tejkalojë edhe pritjet gjatë vitit tjetër.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit