9.8 C
New York
Monday, October 28, 2024

Buy now

Shkëmbim të burgosurish Moskë-Kiev. Një grua vritet gjatë sulmeve ruse

- Advertisement -

Kreu i zyrës presidenciale ukrainase, Andriy Yermak, njoftoi përmes Telegramit se 22 të burgosur të luftës janë kthyer në Ukrainë nga burgjet ruse më 7 gusht.

Në mesin e të liruarve janë dy oficerë, ushtarë të thjeshtë dhe nënoficerë.

Ata kishin marrë pjesë në beteja në fronte të ndryshme dhe disa prej tyre ishin plagosur, tha Yermak. Ai nuk dha më shumë detaje.

Ministria ruse e Mbrojtjes ende nuk ka komentuar për këmbimin e të burgosurve. Këmbimi i fundit i të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës ka ndodhur në korrik të këtij viti.

 

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës shkurtin e vitit 2022. Lufta ka lënë të vrarë mijëra persona, ka detyruar të zhvendosen miliona të tjerë dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Ndërkohë, të paktën një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur gjatë sulmeve të fundit ruse që kanë shënjestruar rajonet ukrainase të Dnipropetrovskit dhe Hersonit, thanë zyrtarët e Kievit më 7 gusht.

Guvernatori i Hersonit, Oleksandr Prokudin, shkroi në Telegram se një grua është vrarë dhe një burrë ka pësuar lëndime në kokë nga granatimet ruse në një zonë të banuar në qytetin e Hersonit.

Sipas zyrtarëve ukrainas, granatimet nisën rreth mesnatës. Të paktën dy punëtorë të kërkim-shpëtimit po ashtu janë plagosur, teksa po tentonin të evakuonin banorët pas shpërthimit të një zjarri në një ndërtesë nënkatëshe, që u godit nga sulmet ajrore ruse.

Forcat ukrainase rimorën Hersonin dhe pjesë të provincës me po të njëjtin emër, në nëntor, disa muaj pasi këto territore u pushtuan nga Rusia.

Por, trupat ruse vazhdojnë të granatojnë qytetin dhe zonat përreth nga lumi Dnjepër. Një doktor u vra, ndërkaq një infermiere u plagos nga granatimet ruse në spitalin e Hersonit. Ky sulm ndodhi më herët gjatë këtij muaji.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit