-3.4 C
New York
Tuesday, February 24, 2026

Buy now

Shkëmbim “bombë” në horizont mes Real Madridit dhe Liverpoolit

- Advertisement -

Real Madrid dhe Liverpool mund të realizojnë një nga operacionet më të bujshme të verës së ardhshme.

Sipas mediave spanjolle, klubi madrilen ka shfaqur interesim për mesfushorin hungarez Dominik Szoboszlai, i cili po kalon një periudhë shumë të mirë në Premier League.

25-vjeçari vlerësohet për dinamizmin, goditjen nga distanca dhe aftësinë për të luajtur në disa role në mesfushë.

Në anën tjetër, “The Reds” prej kohësh e pëlqejnë Rodrygo.

Braziliani nuk po kalon momentin më të mirë në “Santiago Bernabéu” dhe shihet si profil ideal për projektin e Liverpoolit, sidomos në rast të një largimi të mundshëm të Mohamed Salah.

Edhe pse marrëveshja mbetet e komplikuar për shkak të vlerave të larta të lojtarëve, ideja e një shkëmbimi të drejtpërdrejtë po merr formë dhe mund të kthehet në një nga transferimet më të mëdha të merkatos verore.

Të ngjashme

Të fundit