Shkëmb Manaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se kryeministri Kurti ka qenë një nga kundërshtarët më të mëdhenjë të presidentit Rugova në vitet e 90-ta.
Prandaj, ai deklaron se as ministrja Gërvalla e as kryeministri Kurti “nuk kanë lidhje me Rugovizëm”.
“Unë mendoj që as Donika Gërvalla dhe as z.Kurti nuk e përfaqësojnë Rugovizmin, nuk kanë lidhje me Rugovizëm. Nuk ka logjikë dikush t’i thotë vetës Rugovist dhe të rreshtohet prapa një partie, e cila në esencë është parti e majtë dhe z.Kurti ka qenë njëri nga kundërshtarët më të mëdhenjë të presidentit Rugova, edhe në vitet e 90-të. Spo flasim për paslufte pra edhe në vitet e 90-ta”, tha ai në Pressing, transmeton Express.
“Mënyra e veprimit si funksionon z.Kurti edhe me gjuhën e përdorur është mënyrë e veprimit të konfrontimit që është në kundërshtim të plotë me filozofinë politike të Ibrahim Rugovës. Presidenti Rugova nuk ka qenë konfrontues ai ka qenë përbashkues”, tha Manaj.
“Edhe zonja Gërvalla nuk e përfaqëson Rugovizmin”, shtoi ai.