6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Shkëlzen Gashi lexon në studio letrën e Kadri Veselit: Më fascionon, është letër historike e një burrështetasi

- Advertisement -

Opinionisti Shkëlzen Gashi ka thënë se ish-Presidenti Hashim Thaçi dhe ish-Kryeparlamentari Kadri Veseli kanë bërë mirë që e kanë përkrahur themelimin e Gjykatës Speciale, ndërkohë që ka deklaruar se VV ka luajtur rol kundër interesit të Kosovës, duke e kundërshtuar atë.

“Me kundërshtu është shumë lehtë. Me na kallxu qysh me zgjidhë këtë problem, nuk na kanë kallxu asniherë. Këtu është thelbi i krejt problemit. Mendoj që Presidenti Thaçi atëherë dhe Kryeparlamentari Veseli kanë bo shumë mirë që e kanë shty përpara këtë çështje dhe kanë bo mirë që e kanë votu Gjykatën Speciale. S’ka pasur zgjidhje më të mirë, çdo zgjidhje tjetër pas raportit të Dick Martyt, do të ishte më e keqe. Jo vetëm që do të shkonte në Këshill të Sigurimit, por edhe për një mori çështjesh tjera”, ka thënë Gashi në Pressing.

Ai ka lexuar edhe një pjesë të letrës së Kadri Veselit, kur kishte sqaruar pse e përkrahte Tribunalin e Hagës. Letrën e ka quajtur historike dhe fjalët e tij, Gashi i ka vlerësuar si qëndrim të një burrështetasi.

“Kadri Veseli ka mbajtur një qëndrim burrështetasi. Mua më fascinon ajo letra.Letra e Veselit është një letër historike”, ka thënë Gashi.

Ai, nga telefoni i tij personal, ka lexuar një pjesë të deklaratës së Veselit.

“Jam i vetëdijshëm që ka njerëz në Kosovë që mendojnë se Dhomat e Specializuara janë një fyerje e luftës tonë historike për të mbrojtur popuillin e Kosovës nga krimet e Millosheviqit. Por, unë nuk e shoh në këtë mënyrë, por e shoh si mundësi që t’i përgjigjemi akuzave dhe thashethemeve që kanë qarkulluar për vite të tëra. Që kur Dick Marty publikoi raportin e tij të pabazuar, ishte e pashmangshme që kjo ditë do të vinte…. Kjo është arsyeja që unë e kam përkrahur themelimin e Tribunalit”, ka cituar Gashi ish-kryeparlamentarin Veseli, i cili mbahet ende në Hagë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit