Analisti Shkëlzen Gashi deklaroi në Pressing në T7 se AAK e Nisma në zgjedhjet e ardhshme nuk do të arrijnë ta kalojnë pragun zgjedhor.
Sipas Gashit, politika e ka lënë Limajn e Haradinajn, por sipas tij, ata dy këtë nuk e kanë kuptuar.
“Qiky koalicion (AAK-Nisma) ma vërtetoi parashikimin që AAK-ja s’e kalon pragun, edhe për këtë arsye e ka bë koalicionin me Nismën, por prap nuk jam i sigurt që e kalojnë pragun. Nuk mujnë me kalu bashkë e kanë problem”, tha Gashi në Pressing.
“Në politikë hargjohesh, kur nuk e len politikën, të len politika ty. E këta dy si duket nuk e kanë kuptuar që politika i ka lënë”, tha ai.
“Se kanë marrë mesazhin e datës 14 shkurt të vitit 2021, tash e marrin në shkurt të vitit 2025 kur duhet me u mbajtë zgjedhjet, se jam i bindur se këtë vit s’ka zgjedhje. E marrin mesazhin në herën e dytë”, u shpreh ai.