4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Shkëlzen Gashi e “thëllon” gjuhën, i del në mbrojtje Gjinovcit, Kusarin e quan shërbëtore

- Advertisement -

Analisti Shkëlzen Gashi, me anë të një statusi në Facebook, është munduar t’i dalë në mbrojtje shokut të tij Rron Gjinovci, ndaj të cilit pati reagime të shumëta pas komentëve të tij seksiste drejtuar Flutura Kusarit, e cila është avokuese e juriste e të drejtave të gazetarëve.

Gashi e ka “thelluar” gjuhën edhe më tej, duke e quajtur shërbëtore të strukturave kriminale Kusarin.

Ndërsa sipas tij Rroni është aktivist shembullor.

Analist Gashi, shkrimin e tij e ka përmbyllur në këtë formë: “rroni osht maskotë e shoqnisë kosovare, kurse ju jeni shërbëtorë të krimit.”

Postimi i plotë:

çka ka seksiste nëse nuk të pëlqen frizura e dikujt? asgjë. e nëse nuk të pëlqen frizura e dikujt që i ka shërby e i shërben strukturave kriminale të regjimit të vjetër, të maskuara si ‘media’? prap asgjë.

nëse nuk të pëlqen frizura e dikujt që i shërben regjimit të ri? sërish asgjë.

shumica dërmuese e këtyre që po e mbrojnë këtë shërbëtoren që nganjëherë e prezentojnë si ‘eksperte’ , janë njerëz që i kanë shërby strukturave kriminale të regjimit të vjetër.

sulmet e orkestruara kundër aktivistit shembullor Rron Gjinovci nuk janë aspak parimore. po të ishin të tilla, këta shërbëtorë do të reagonin edhe ndaj komenteve që rroni i bën vazhdimisht kundër veshjes së presidentes të kosovës, kryemininistrit të kosovës e kryeparlamentarit të kosovës (sic).

se po pritoj me u marrë ma shumë me juve, veç edhe një send për fund: rroni osht maskotë e shoqnisë kosovare, kurse ju jeni shërbëtorë të krimit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit