-6.8 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Shkëlqim Devolli vazhdon takimet me përfaqësues të lartë të politikëbërjes amerikane

- Advertisement -

Aksionari i “Devolli Corporation”, Shkëlqim Devolli, ka vijuar takimet e tij intensive në Washington DC me përfaqësues të lartë të politikëbërjes amerikane.

Gjatë ditës, ai është takuar me senatorë, kongresistë dhe zyrtarë të institucioneve amerikane nga të dyja krahët e spektrit politik, Partisë Republikane dhe Partisë Demokratike.

Ndër personalitetet me të cilët Devolli ka diskutuar janë senatori John Cornyn dhe kongresistët republikanë nga Texasi, Michael Thomas McCaul Sr., Nathaniel Quentin Moran, August Lee Pfluger dhe Elizabeth Ann Van Duyne, si dhe kongresisti demokrat Henry Cuellar, ka raportuar Klan Kosova.

Gjatë këtyre takimeve, Devolli ka biseduar për çështjet ekonomike dhe politike që lidhen me marrëdhëniet Kosovë-SHBA, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së Kosovës në fokusin e politikës së jashtme amerikane, veçanërisht në kontekstin e presidencës së dytë të Trump.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit